Gjuriq: Delegacioni nga Prishtina refuzoi të diskutojë për Asociacionin

Gjuriq: Delegacioni nga Prishtina refuzoi të diskutojë për Asociacionin

Drejtori i  të Ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Seribisë, Marko Gjuriq, pas takimit të sotëm në Bruksel me palën kosovare, ka thënë se ka insistuar që të hapet tema e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë, por që delegaconi kosovar ka refuzuar.

Gjuriq dekaroi se delegacioni i kryesuar nga Skënder Hyseni, nuk ishte i gatshëm për këtë temë, por për pronën, raporton Tanjug, transmeton Insajderi.

“Nëse një javë më parë kemi rënë dakord që tema kryesore këtu do të jetë Asociacioni i Komunave Serbe, dhe pastaj ju thoni një natë më parë se nuk keni kapacitet dhe autoritet të flisni për këtë, kjo nuk do të thotë se nuk do të diskutohet” u tha Gjuriq gazetarëve.

Edhe Hyseni ka deklaruar se ka refuzuar kategorikisht që sot të hapet tema e Asociacionit.

“Natyrisht se delegacioni serb bëri përpjekje që ta hapë këtë temë, por ne e refuzuam kategorikisht”, ka thënë ai. /Insajderi.com