Në 24 orët e fundit në zonat e banuara me shumicë serbe në territor të Kosovës janë regjistruar edhe shtatë raste të reja të koronavirusit, ka pretenduar i ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Rastet e reja të koronavirusit janë regjistruar në veri të Kosovës. Prej numrit të përgjithshëm, katër persona janë me vendbanim në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Zubin Potok.
Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë aktualisht është 58, prej të cilëve 2 persona kanë vdekur, ndërsa janë shëruar gjithsej 3 njerëz.
Të sëmurit janë vendosur nëpër këto lokacione: QKS e Mitrovicës së Veriut 13 pacientë, në Qendrën e Studentëve në Mitrovicën e Veriut 30, në QK në Nish 4, në QK të Kragujevcit 4. QK në Beograd 1 dhe në Panairin e Beogradit 1./Insajderi.com.