Gjuriq: Fashistët po protestojnë kur ne po futemi në fazën e fundit të luftës për Kosovën

Gjuriq: Fashistët po protestojnë kur ne po futemi në fazën e fundit të luftës për Kosovën

Marko Gjuriq, nënkryetar i Partisë Progresiste, i ka quajtur protestuesit e djeshëm që dolën dhe u tubuan para parlamentit serb, fashistë që tentojnë ta marrin pushtetin me dhunë, njofton Insajderi.

Gjuriq ka deklaruar se “dhuna në Serbi nuk do të fitojë”.

“Fashizmi dhe dhuna nuk do të fitojnë, pa marrë parasysh sa agresivë dhe të dhunshëm janë ata që përkundër faktit se njerëzit nuk i duan, përpiqen të hyjnë në Parlamentin serb me sharra dhe shufra dhe të destabilizojnë Serbinë”.

Gjuriq tha se kjo dhunë po ndodhë pikërisht në kohën kur Serbia po futet “në fazën kryesore të luftës sonë për Kosovën”./Insajderi.com