Gjuriq fillon misionin në Amerikë: Do të bashkëpunojmë më shumë se kurrë

Gjuriq fillon misionin në Amerikë: Do të bashkëpunojmë më shumë se kurrë

Ambasadori i sapoemëruar i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka nisur ditën e parë të tij në punës në misionin diplomatik serb në Uashington, njofton Insajderi.

Me rastin e paraqitjes së tij të parë si ambasador, Gjuriq tha se Serbia dhe Shtetet e Bashkuara do të punojnë më shumë se kurrë për të ardhmen më të mirë të të gjithëve,

“Në ditën e parë të punës në ambasadën serbe në Shtetet e Bashkuara, entuziazmi dhe adrenalina janë në një nivel të lartë,” shkroi ai në Twitter.

Gjuriq për vite me radhë ishte në krye të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e që së fundmi ishte emëruar edhe koordinator shtetëror i Serbisë për dialogun Kosovë-Serbi. /Insajderi.com