Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Serbia do të ofrojë një ofertë serioze në takimin që pritet të mbahet më katër shtator në Uashington, raporton Tanjug, transmeton Insajderi.
Gjuriq tha se delegacioni i tyre ka përgatitur një ofertë serioze për krijimin e një bashkëpuimi më të mirë ekonomik dhe lidhjeve infrastrukturore në bisedimet që do të mbahen gjatë këtyre ditëve.
Gjuriq, i cili është pjesëtar i delegacionit të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, do të marrë pjesë në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit në Shtëpinë e Bardhë më katër shtator, thekson se kjo ofertë për të cilën është deklaruar, do të jetë me përfitim të ndërsjellë ekonomik. /Insajderi.com