Drejtori i të Ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se është një “mrekulli e vërtetë” heqja e temave politike nga marrëveshja që Serbia ka nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë.
Përveç kësaj, Gjuriq i ka quajtur arritje të mira edhe bindjen e Prishtinës të bëhet anëtare e “mini-Shengenit” ballkanik dhe dakordimin për më shumë se tre miliardë euro investime në infrastrukturë.
“Është një “mrekulli e vërtetë e vogël” që Serbia arriti të heqë temat politike nga bisedimet në Ëashington dhe të bindë Prishtinën të bëhet anëtare e “Mini-Schengen”, por gjithashtu edhe rënia dakord për më shumë se tre miliardë euro investime në infrastrukturë për t’u lidhur me provincën jugore”, tha ai, shkruan Tanjug, transmeton Insajderi.
Gjuriq shtoi se ardhja e Agjencisë Amerikane të Zhvillimit (DFC) në Serbi është gjithashtu e rëndësishme. /Insajderi.com