Deklarimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, para ambasadorëve të Bashkimit Evropian se “qëll" />

Gjuriq: “Hoti po mashtron”

Sa herë që Avdullah Hoti përmend “njohjen e ndërsjellë” në mes të Kosovës e Serbisë, reagon një zyrtar serb. Këtë herë ishte Marko Gjuriq ai që tha se kryeministri i Kosovës po bën mashtrim kur po thotë se qëllimi final i dialogut është njohja.

Gjuriq: “Hoti po mashtron”

Deklarimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, para ambasadorëve të Bashkimit Evropian se “qëllimi final i dialogut me Serbinë është njohja reciproke”, zyrtari serb, Marko Gjuriq, e ka quajtur “mashtrim”, njofton Insajderi.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, Gjuriq pohoi se  “Hoti po mashtron publikun e brendshëm dhe atë botëror”.

Dhe, sipas drejtorit të të ashtuquajture Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, nuk është hera e parë që kryeministri i Kosovës po e bënë këtë.

“Njohja e ndërsjellë” që Hoti e përmendi para përfaqësuesve diplomatikë, Gjuriq tha se është thjesht një parashikim fals që efekt ka mashtrimin e dyfishtë./Insajderi.com