Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, e ka quajtur të vrazhdë kreune Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, duke thënë se “vrazhdësia e tij nuk ka kufij”.
Këto deklarata të Gjuriq erdhën pasi ky i fundit tha se tema e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është e mbyllur.
Siç theksoi ai, edhe pse Hoti nuk sillet me arrogancë në Bruksel, “provokimet” e tij nuk duhet të qëndrojnë pa përgjigje nga Bashkimi Evropian.
“Edhe pse Hoti nuk është aq arrogant në Bruksel, ku ai zakonisht është i frikësuar, provokimet e tij nuk duhet të qëndrojnë pa përgjigje nga Bashkimi Europian”, ka thënë Gjuriq, raporton B92, transmeton Insajderi.
Madje ai tutje u shpreh se delegacioni i Kosovës ka mungesë kulture politike dhe sjellje të pacivilizuese.
“Prishtinës nuk mund t’i besohet, sepse mesazhet që vijnë nga atje dëshmojnë për mungesën e pa-riparueshme të kulturës politike dhe pamundësinë që strukturat politike atje të miratojnë rregullat më themelore të sjelljes së civilizuar, të cilat padyshim që i detyrojnë të gjithë përveç tyre”, tha tutje ai. /Insajderi.com