Gjuriq hyri në Kosovë me leje të institucioneve kosovare

Gjuriq hyri në Kosovë me leje të institucioneve kosovare

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, është parë sot në Gazimestan. Për hyrjen e tij në territorin e Kosovës ai ka marrë leje nga institucionet kosovare.

Këtë e konfirmoi Bashmir Xhemaj, shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme.

“Po, ka pasur leje, shkaku i festave. Me leje pasi që nëpër festa asnjëherë nuk janë ndaluar, edhe pelegrinë ka pasur shumë”, tha Xhema për kallxo.com.

Marko Gjuriqi u pa sot në mesin e serbëve të cilët erdhën për shënimin e përvjetorit të Betejës së Kosovës.

Në shtator të vitit të kaluar Policia e Kosovës kishte ndërprerë vizitën e Gjuriqit në Graçanicë me arsyetimin se kishte shkelur marrëveshjen për të mos përçuar mesazhe politike.

Ndërsa, në dhjetor të vitit të kaluar Gjuriq ka hyrë në Kosovë i maskuar dhe pa lejen e askujt.