Shefi i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka reaguar ambasadores Vlora Çitaku, në shkrimin e saj të fundit në Twitter, lidhur me gjenocidin serb gjatë luftës në Kosovë dhe heshtjen e ndërkombëtarëve për këtë çështje, njofton Insajderi.
Çitaku paraqiti kritikat e saj për bashkësinë ndërkombëtare dhe heshtjen e saj për sjelljen e Serbisë karshi viktimave kosovare të gjenocidit serb, duke thënë se kjo heshtje është “shurdhuese”, ndaj këtyre krimeve.
“Ministri i Jashtëm i Serbisë kërcënon publikisht serbët të cilët janë të gatshëm të ndajnë informacione rreth vendndodhjeve të varreve masive në # Serbi. Pastaj, Ministri i Mbrojtjes i Serbisë përdor një gjuhë nënçmuese kundër shqiptarëve në një deklaratë zyrtare. Mbi 1000 shqiptarë janë zhdukur që nga viti 1999”.
“Heshtja e bashkësisë ndërkombëtare është shurdhuese!” shkroi Çitaku.
Gjuriq zgjodhi të merret me ato që ai i quan “krime të shqiptarëve”, duke e përmendur Gjykatën Speciale.
“Për një gjë ne pajtohemi, heshtja e bashkësisë ndërkombëtare është vërtet shurdhuese – 20 vjet pa drejtësi për mijëra serbë të vrarë dhe “të pastruar etnikisht” nga Kosova, qindra kisha të krishtera të djegura. Mbështetje e plotë për dhomat e posaçme të Hagës për krimet e luftës të UÇK-së”, ka shkruar Gjuriq. /Insajderi.com
1st Serbia’s Foreign Minister publicly threatens Serbians who are willing to share info about the locations of mass graves in #Serbia
Then, Serbia’s Defense Minister uses derogatory language against Albanians in an official statement
Over 1000 Albanians are missing since 1999 pic.twitter.com/mi35xjHpw6
— Vlora Çitaku (@vloracitaku) October 3, 2020