Gjuriq i reagon Thaçit: “Metohija” ishte dhe do të mbetet tokë serbe

Gjuriq i reagon Thaçit: “Metohija” ishte dhe do të mbetet tokë serbe

Drejtori i të Ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për publikimin e një videoje nga ky i fundit sot në llogarinë e tij në Facebook, njofton Insajderi.

Gjuriq thotë se “Metohija” ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë tokë serbe, duke reaguar ndaj njoftimit të Presidentit Thaçi në Facebook, ku ai i quajti vreshtat e Rahovecit “Toskana e Kosovës”.

Krenar me Toskanën kosovare ❤️

Jemi të bekuar me bereqetin e tokës sonë. Këto vreshta në Rahovec, të mrekullueshme i ka bërë puna, djersa dhe mundi i bujqve tanë. HTH 🍇

Posted by Hashim Thaçi on Sunday, August 23, 2020

 

“Vera nga vreshtat e Rahovecit shërbehej në oborrin e Nemanjiçëve. Sipas traditës, Car Dushani madje kishte një tubacion të verës të ndërtuar nga Velika Hoça për në Prizren. Serbët në zonën e Rahovecit ende prodhojnë cilësinë më të lartë, duke dashur tokën e të parëve të tyre. Rrushi më i mirë është në Rahovec dhe Velika Hoça, ku Manastiri i Deçanit ka edhe një vreshtë, dhe me mbështetjen e Zyrës për Kosovën dhe Metohinë, ka disa kantina private”, ka shkruar Gjuriq në Facebook.

Ndërkaq, “Metohija” nga gjuha serbe nënkupton tokë e manastireve ortodokse, emërtim të cilin e përdorë vazhdimisht Beogradi zyrtar për Rrafshin e Dukagjinit, duke pretenduar se po e shpërfaqin kështu “argumentin historik” që kjo zonë gjeografike ka qenë historikisht tokë serbe. /Insajderi.com