Gjuriq: Kam ardhur në Kosovë me një mesazh të qartë

Gjuriq: Kam ardhur në Kosovë me një mesazh të qartë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar që në Kosovë ka ardhur me një mesazh të qartë të Qeverisë së Serbisë se mbështetja do të jetë edhe më e fortë.

Ai në një intervistë për televizionin Most ka thënë se përpjekjet e Qeverisë së Serbisë në Kosovë, Jo që nuk do të ndalen, por do të jenë edhe më të forta.

Gjuriq  do të hapë sot objektin e ri të një institucioni parashkollor në veri të Mitrovicës si dhe do t’i dorëzojë çelësat e 24 banesave për familjet serbe atje, njofton Klan Kosova.