Ambasadori i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq, ka deklaruar se shteti i tij ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me administratën Biden.
Për këtë ai tha se ka bazë për një “marrëdhënie të qëndrueshme” në mes Serbisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ne nuk e pritëm dje, por kemi qenë në kontakt me administratën e re në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, Këshillin e Sigurisë Kombëtare për javë të tëra”, theksoi ambasadori serb në Uashington, tha ai në RTS.
Ai theksoi se nuk kanë pritur ndonjë “befasi” nga ndërrimi administratave.
Kjo pasi sipas tij Aleksandër Vuçiq me vite ka kultivuar raporte me Joe Biden.
Rëndësia e administratës amerikane lidhet direkt me dialogun Kosovë-Serbi që zhvillohet tash e disa vite. /Insajderi.com