Gjuriq kërkon nga serbët e Kosovës që të mbështesin Listën Serbe

Gjuriq kërkon nga serbët e Kosovës që të mbështesin Listën Serbe

Drejtori i së ashtuquajturës zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, i ka dhënë mbështetje të plotë Listës Serbe.

Gjuriq tha se janë bërë qe katër vjet që nga nënshkrimit për themelimin e asociacionit por kjo gjë ende nuk është bërë përderisa disa parti politike japin premtime se nëse fitojnë zgjedhjet atëherë nuk do të lejojnë krijimin e asociacionit, njofton Insajderi.com

“Katër vjet nuk kanë qenë në gjendje të japin ata që kanë premtuar. Tani disa parti shqiptare premtojnë që kurr nuk do të lejojnë formimin e themelimin e Komunitetit të komunave serbe nëse ata fitojnë zgjedhjet”, ka thënë Gjuriq, raporton Tanjug.

Në njoftim ditë më parë të Aleksandar Vullin thuhet se Aleksandar Jablanovic nuk është më pjesë e Listës Serbe, ndërsa Jablanovic ditë më parë krijoj parti të re.

Dje gjatë ditës kandidati për kryeministër nga PDK-AAK-Nisma dhe parti të tjera, Ramush Haradinaj tha se nuk do të ketë themelim të asociacionit nëse ai bëhet kryeministër./Insajderi.com