
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq në ditën e personave të zhdukur ka thënë se sot familjet e personave të zhdukur presin me ndjenjë e dhembje për fatin e familjarëve të tyre
“Në mbarë ish-Jugosllavinë ditën e sotme e presin me ndjenjën e dhimbjes së pashprehur, si dhe zhgënjimin për mosefikasitetin e tyre nën juridiksionin e të cilëve është përcaktimi i fatit të më shumë se 10,000 njerëzve gjurmët e të cilëve kanë humbur në valët e luftës”, ka thënë Gjuriq shkuran Tanjug.
Ai ka thënë se konflikti i fundit, ai në Kosovë është specifik sepse një numër i madh njerëzish u zhdukën para syve të forcave ndërkombëtare që erdhën në territorin e krahinës sonë jugore, me mandatin për të parandaluar gjakderdhjen, por nuk dinin a do të vazhdoi për ditë të tëra edhe pas vendosjes së tyre, ka thënë Gjuriq.