Gjykatës Supreme për pafajësinë e kryet" />

Gjuriq komenton pafajësinë e Limajt: Triumf i padrejtë

Gjuriq komenton pafajësinë e Limajt: Triumf i padrejtë

Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme për pafajësinë e kryetarit të partisë NISMA, ish-gjeneralit të UÇK-së, Fatmir Limaj, duke e quajtur një mbrojtje të tij në kohë fushate.

Sipas drejtorit të kësaj zyre, Marko Gjuriq, vendimi i Supremes është i lidhur direkt me fushatën parazgjedhore në Kosovë.

“Sigurisht se një vendim i tillë i gjykatës në Prishtinë është marrë në kuadër të fushatës zgjedhore, siç është pezulluar së fundmi edhe hetimi i krimeve kundër serbëve në Stara Gracka”, thuhet në njoftim të kësaj zyre, raportojnë mediat serbe.

Ndërsa personalisht Gjuriq e ka quajtur këtë vendim një “triumf i padrejtë”.

“Besoj se asnjë qytetarë i përgjegjshëm e asnjë politikan apo diplomat nuk duhet të qëndrojë i heshtur para një amnistomi të tillë që është bërë sot”, citohet të ketë thënë ai./Insajderi.com