Gjuriq: Kosova është e detyruar ta formojë asociacionin brenda kësaj kohe  

Gjuriq: Kosova është e detyruar ta formojë asociacionin brenda kësaj kohe  

Drejtori i së ashtuquajturës  Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç i ka dhënë ultimatum Kosovës për të formuar Asociacioni e Komunave me shumicë serbe. Ka thënë se Prishtina detyrohet ta formojë asociacionin brenda 1 mijë e 674 ditëve.

Unë pres që Prishtina sa më shpejt të jetë e mundur për të përmbushur detyrimet e saj dhe se zyrtarët e saj janë duke menduar se si të ulen sa më parë për të punuar me serbët në Kosovës, me qëllim të përmirësimit të këtyre marrëdhënieve dhe të kryejnë obligimet e tyre ndaj serbëve”, ka thënë Gjuriq raportojnë mediat në Serbi.

Gjuriq po ashtu ka reaguar edhe ndaj deklaratës së analistit politik kosovar, Azem Vllasi i cili për mediat në serbi ka thënë se tërheqja e njohjes ndaj Kosovës është proces i pakthyeshëm.

“Ndoshta, si ish-anëtar i Komitetit Qendror, Vllashi do të dukej si një trillim shkencor dhe unë jam i sigurt se rrethanat do të jenë dukshëm të ndryshme në 25 vjet. Ne do të punojmë shumë për ta bërë situatën më të pabarabartë më mirë për Serbinë se sa është sot”, ka thënë Gjuriq./Insajderi.com