
Drejtori i së ashtuquajturës, “Zyre për Kosovën”, Marko Gjuriq, ka thënë të martën se Kosova nuk është e interesuar për dialog por vetëm për ta marrë njohjen nga Serbia.
Ai tha se normalizimi i marrëdhënieve në mes dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, i shërben Kosovës për ta marrë njohjen e kërkuar.
“Strategjia shantazhuese e Avdulah Hotit, përveç prishjes së dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, përmban mesazhin se Prishtina nuk është e interesuar për ndonjë normalizim, por që për Prishtinën normalizimi është vetëm një mjet për të zhvatur njohjen,” Tha Gjuriq në një deklaratë mbrëmë. Publiku”, tha Gjuriq, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.
Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje ekonomike në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.
Por, deklaratat e fundit shoviniste të zyrtarëve serbë në raport me shqiptarët kanë bërë që tensionohet përsëri diskursi. /Insajderi.com