Gjuriq: Kosova po frikësohet nga mbështetja e serbëve për Vuçiqin

Gjuriq: Kosova po frikësohet nga mbështetja e serbëve për Vuçiqin

Drejtori i së ashtuquajtur i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se bllokimet të cilat janë bërë sot në mëngjes në tërë Kosovën janë një aksion i organizuar dhe s siç e ka quajtur ai një sulëm ndaj lëvizjes së lirë të serbëve të Kosovës.

“Ajo çfarë ka ndodhur sot me barrikadat në tërë Kosovën dhe Metohinë është një aksion i sinkronizuar dhe i organizuar por njëkohësisht është një sulm ndaj lëvizjes së lirë të serbëve të Kosovës”, ka thënë Gjuriq.

Gjuriq ka thënë se në këtë mënyrë qarqet politike në Prishtinë po tregojnë frikën që kanë për shkak të mbështetjes së serbëve të Kosovës për Aleksandër Vuçiqin, njofton Tanjug.

Aleksandar Vuçiq ditë më parë kishte kërkuar leje për të vizituar Kosovën, përderisa kërkesa e tij ishte pranuar nga Institucionet e Kosovës, me disa kushte të cilat Vuçiq nuk i ka pranuar duke thënë se nuk i bindet urdhrave të Prishtinës, ndërkohë që në vend të tij Kosovën do ta vizitoj Marko Gjuriq./Insajderi.com