Drejtori i të Ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, është deklaruar rreth takimit që pritet të mbahet më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, midis palës kosovare dhe asaj serbe, njofton Insajderi.
Derisa ka folur për takimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington, Gjuriq ka thënë se pala serbe është e gatshme të bisedojë vëtëm për një bisedë konstruktive dhe se do të jenë të hapur vetëm për bisedime mbi ekonominë.
“Synimi i nikoqirëve për t’u përqëndruar në ekonomi përkon me qëndrimin tonë se zhvillimi i lirë i njerëzve, kapitalit, mallrat dhe shërbimet, heqja e barrierave dhe lidhjet më të mira ekonomike është e nevojshme në të gjithë rajonin për zhvillimin e përbashkët”, tha ai për Veçernje Novosti. /Insajderi.com