Fjalët pas takimit

Gjuriq: Me Serbinë s’ka gjuhë shantazhi – Prishtina mos të tregojë të pavërteta

Gjuriq: Me Serbinë s’ka gjuhë shantazhi – Prishtina mos të tregojë të pavërteta

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar pas takimit me Skënder Hysenin në Bruksel, se “gjuha e shantazheve dhe ultimatumeve nuk duhet të diskutohet me Serbinë”, njofton Insajderi.

Gjuriq u tha gazetarëve pas raundit të sotëm të negociatave se pala kosovare u përpoq t’i dorëzonte një ‘letër’ delegacionit serb për shkeljen e marrëveshjes së CEFTA-s”.

Serbi shtoi se në raundin e sot të bisedimeve ka kërkuar që delegacioni kosovar “të ndalojë të tregojë të pavërteta në lidhje me përmbajtjen e bisedimeve në Bruksel, por edhe përfaqësuesit e BE-së të jenë më të qartë dhe më transparentë për atë që po diskutohet”.

“Ne dërguam mesazhe shumë të qarta dhe të forta. Nuk ka ultimatum. Kushdo që përpiqet ta bëjë këtë do të marrë një mesazh të qartë nga kreu i shtetit serb, qeveria serbe dhe populli serb. Këtu nuk ka bisedime për pavarësi por për normalizimin e jetës”./Insajderi.com