Gjuriq: Nëse ideja e Asociacionit është e vdekur, edhe dialogu i suksesshëm është i vdekur

Gjuriq: Nëse ideja e Asociacionit është e vdekur, edhe dialogu i suksesshëm është i vdekur

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Beografi është gjithmonë i gatshëm të dialogojë me Prishtinën, mirëpo ka probleme serioze në dialog, njofton Insajderi.

Siç shprehet Gjuriq në një intervistë për medien serbe “TV PRVA”, përfaqësuesit e Prishtinës thonë se nuk duan të flasin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjë që ndikon edhe në negociata.

“Nëse, siç thotë Prishtina, ideja e Asociacionit është e vdekur, atëherë mundësia e një dialogu të suksesshëm është gjithashtu e vdekur”, tha ai në TV Prva.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka ripërsëritur të hënën në një konferencë për media se tema e Asociacionit nuk hapet më, pasi sipas tij, ajo është mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013. /Insajderi.com