Gjuriq: Për ne serbët, Kosova është djep i identitetit kombëtar

Gjuriq: Për ne serbët, Kosova është djep i identitetit kombëtar

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, është shprehur se për serbët, Kosova është djepi i identitetit kombëtar, transmeton Insajderi.

Ai ka thënë se shteti i tij është plotësisht i vetëdijshëm për realitetin që përballen me Kosovën.

Megjithatë, sipas tij, është e nevojshme që të “gjendet një zgjidhje e drejtë”, me të cilën të dyja palët do të ndaheshin të kënaqura në mënyrë të barabartë.

“Kosova për neve serbët është djepi i identitetit kombëtar. Mbretërit dhe shenjtorët tanë prehen në Kosovë, por po ashtu ka një komunitet të vogël që arrin të mbijetojë si minoritet”, është shprehur Gjuriq për Uashington Diplomat, raporton Tanjug.

“Ne serbët besojmë se Kosovë është pjesë e territorit tone. Ne duam që të përmbyllet çështja në mënyrë që asnjëra nga palët të mos ndjehet e lënduar – që të dy palët të jenë të kënaqura pjesërisht. Nuk është e lehtë. Ne duhet të nisin bisedimet, sepse është më mirë për të folur mijëra ditë sesa që të përfundojnë një ditë në konflikt”, ka pohuar Gjuriq./Insajderi.com