Gjuriq: Pozicioni i Serbisë në Uashington, kushtetuta e Serbisë – “mos ëndërroni për historinë e pavarësisë së Kosovës”

Gjuriq tha se pas takimit midis Beogradit dhe Prishtinës në Uashington, dialogu teknik do të vazhdojë në Bruksel, ku ai do të jetë drejtues i delegacionit të Beogradit.

Gjuriq: Pozicioni i Serbisë në Uashington, kushtetuta e Serbisë – “mos ëndërroni për historinë e pavarësisë së Kosovës”

Kreu i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot, e martë, se delegacioni i Serbisë në bisedimet në Uashington dhe Bruksel do të bisedojë gjithmonë “brenda kornizës së përcaktuar me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Ne negociojmë me një pozicion shumë të qartë. Siç tha Presidenti Aleksandar Vuçiq – mos ëndërroni për historinë e pavarësisë së Kosovës. Le të flasim për çështje praktike, për bashkëpunimin, këtë e dëshirojmë absolutisht”, tha Gjuriq për televizionin Pink, njofton Insajderi.

Ai tha se pas takimit midis Beogradit dhe Prishtinës në Uashington, dialogu teknik do të vazhdojë në Bruksel, ku ai do të jetë drejtues i delegacionit të Beogradit.

“Ne do të flasim për bashkëpunimin ekonomik. Për temën e të zhdukurve dhe të zhvendosurve, ne do të insistojmë në krijimin e kushteve që njerëzit tanë të kthehen në shtëpitë e tyre”, pohoi Gjuriq.

“Ne insistojmë në çështje ekonomike, në lidhje ekonomike. Ne dëshirojmë që të hapet një vijë administrative, që të gjithë të tregtojnë me të gjithë”./Insajderi.com