Drejtori i së ashtuquajturës, “Zyre për Kosovën”, Marko Gjuriq, ka thënë se “Prishtina po bën përpjekje të mëdha për ta pezulluar dialogun”.
Ai shtoi se “Kosova nuk dëshiron ndonjë rezultat në dialogun”, raporton agjencia e lajmeve serbe, Tanjug.
Gjuriq e trajtoi si “papërgjegjësi”, insistimin e Qeverisë së Kosovës që të mos pranojë negociata për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Të martën, i dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, viziton vendin tonë ku do të takohet me kryeministrin, Avdullah Hotin. /Insajderi.com