Gjuriq: Prishtina po vepron kundër rekomandimeve të SHBA-së

Gjuriq: Prishtina po vepron kundër rekomandimeve të SHBA-së

Ambasadori i Serbisë në Uashington Marko Gjuriq, ka deklaruar se Kosova po vepron në kundërshtim me rekomandimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, specifikisht në sugjerimet që ka dhënë Sekretari Shtetit, Anthony Blinken.

Gjuriq ka thënë se Blinken ka kërkuar nga Prishtina që ta ketë prioritet dialogun me Serbinë.

Sipas tij qeveria e re në Kosovë po vepron ndryshe.

“Sekretari i Shtetit i SHBA-ve u dërgoi një vendim korrekt dhe të mençur udhëheqësve të qeverisë së re në Prishtinë për ta bërë dialogun një nga përparësitë e tyre. Si reagojnë ata? Shpallja e masave të reciprocitetit, bashkimi me Shqipërinë dhe akuzat penale kundër Sava Janjiqit për avokim të respektimi të vendimeve gjyqësore. Kjo sigurisht që nuk duket premtuese”, ka shkruar Gjuriq në Twitter. /Insajderi.com