Shefi I të ashtuquajturës, ‘Zyre për Kosovën”, në Serbi, Marko Gjuriq, projektin e rrugës Deçan-Plavë e ka konsideruar si tentim për “marrje peng të kishave dhe manastireve”.
Në një intervistë për gazetën serbe, Novosti, Gjuriq, ka akuzuar Kosovën se po i “shkelë” ligjet e saj, duke rrezikuar “trashëgiminë serbe” në Kosovë.
Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta thotë fjalën e fundit.
“Ata janë të gatshëm të shkelin ligjet e tyre në atë lojë të rrezikshme, dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të thotë fjalën e fundit në emër të vlerave të saj”, tha ai.
Më tutje, Gjuriq e ka cilësuar si absurde deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla e cila kishte thënë se Serbia nuk ka qenë konstruktive në dialog me Kosovën.
Gjuriq ka vazhduar me ta quajë Kosovën si “Metohi”, një diskurs i vazhdueshëm i politikanëve serbë ndaj Kosovës. /Insajderi.com