Zyrtarët serbë kanë thënë se gjatë ditës së sotme u sulmuan pelegrinët serbë në Istog dhe për këtë aryse kanë kërkuar reagim ndërkombëtar.
Mediat serbe raportojnë se gjatë ditës së sotme në Istog janë sulmuar me gurë dy autobusë me pelegrinë serbë të cilët ishin nisur që të vizitonin kishën e “Virgjëreshës së Shenjtë të Kroacisë”.
Pas këtij incidenti të supozuar ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagoj ndaj sulmit të pelegrinëve ortodoksë, të cilët siç shkruajnë mediet serbe, fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë lëndim.
“Sulmi i sotëm është vetëm një paralajmërim tjetër për fatin e të gjitha faltoreve serbe në Kosovë dhe Metohi nëse ata mbetën pa mbrojtje dhe prandaj i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagoj më seriozisht, sepse nuk është vetëm një sulm ndaj pelegrinëve, por edhe mbi simbolet e një tradite të përbashkët evropiane të krishterë dhe vlerave evropiane”, tha Gjuriq.
Sipas Gjuriqit, kjo tregon se shqiptarët janë ekstremistë fetarë dhe nuk respektojnë kulturën fetare të tjerëve, pavarësisht se thirren në tolerancën fetare.
Siç shkruajnë mediat serbe, Gjuriq ka kërkuar nga Evropa që të mos hesht përballë zgjerimit të ekstremizmit dhe radikalizmit fetar në Kosovës pasi që kjo sipas tij, radikalizmi nuk njeh kufij dhe se mund të jetë kërcënim edhe për vetë Evropën, përcjell lajmi.net.
Ndryshe nga ky sulm fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar dhe pas raportimit të rastit, të gjithë pelegrinët ortodoksë serbë janë nisur drejt Serbisë.