Gjuriq thotë se Prishtina po përpiqet që t’i pengojë bisedimet në Shtëpinë e Bardhë

Gjuriq thotë se Prishtina po përpiqet që t’i pengojë bisedimet në Shtëpinë e Bardhë

Drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Prishtina është duke u përpjekur t’i pengojë bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, që janë caktuar për datën dy të muajit shtator, në Uashtington, njofton Insajderi.

Sipas tij, kjo pengesë po bëhet pasi që nga Prishtina po thonë se këto janë negociata për pavarësinë e Kosovës.

“Bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të planifikuara për 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë Prishtinë po përpiqen të pengojnë duke thënë se këto janë negociata për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Gjuriq, raporton Tanjug, transmeton Insajderi.

Tutje thuhet se ai pret që të jenë bisedime për çështje ekonomike. /Insajderi.com