Gjuriq: Viola von Cramon nuk është një luftëtare e vërtetë për demokracinë

Gjuriq: Viola von Cramon nuk është një luftëtare e vërtetë për demokracinë

 

Drejtori I të Ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se komentet e raportueses në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon janë të pabazuara dhe se ato tregojnë se kjo raportuese nuk është një luftëtare e vërtetë për demokracinë, njofton Insajderi.

“Unë i bëj thirrje Viola von Cramon të na befasojë të paktën pak duke u marrë me diçka tjetër përveç qetësimit të paargumentuar dhe të njëanshëm të Serbisë. Unë e mirëpres faktin se, si raportuese e Parlamentit Evropian për provincën tonë jugore, merret me situatën në pjesë të tjera të Serbisë, edhe pse në një mënyrë dashakeqe dhe propagandistike megjithatë, do të ishte edhe më mirë të mbaheshin leksionembi demokracinë në Saksoninë e Ulët ose Bruksel”, tha ai në një deklaratë me shkrim, raporton Tanjug, transmeton Insajderi.

Deputetja e Partisë së Gjelbër, e pyetur se si e vlerëson situatën aktuale në Serbi në fushën e sundimit të ligjit dhe lirisë së shprehjes, i tha gazetës “Danas” se fushata zgjedhore tregoi se debati demokratik dhe konkurrenca nuk funksionojnë në Serbi. /Insajderi.com