“Lojë të rrezikshme” e ka cilësuar votimin e Albin Kurtit në Shqipëri ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq.
Ai ka thënë se kjo është një sfidë e qartë për SHBA-të, Bashkimin Evropian, Serbinë dhe gjithë komunitetin ndërkombëtar.
“Është edhe më shqetësuese që lëvizja politike e udhëhequr nga “kryeministri i Kosovës” po kandidon në zgjedhjet parlamentare në Shqipërinë fqinje”, ka shkruar ndër tjerash Gjuriq në Twitter.
Sipas tij, për Kurtin “dialogu nuk është prioritet”, por votimi personal në “një shtet fqinj”, po.
“Le ta kujtojmë këtë mirë, dhe pastaj të mendojmë se kush saktësisht po përpiqet ta kthejë Ballkanin në një fuçi baruti”, deklaroi Gjuriq. /Insajderi.com
… the Parliament of the neighboring Albania. This is a very dangerous game and a clear challenge to the US, EU, Serbia and the international community…
Let us remember this well, and then reflect on who exactly is trying to turn the Balkans into a powder keg again… pic.twitter.com/r6i6GV6CQ1— Марко Ђурић (@markodjuric) April 25, 2021