Drejtori i të ashtuquajturës, “Zyre për Kosovën”, Marko Gjuriq, ka thënë se Trepça “është thesar i Serbisë”, sipas tij “Serbia ka investuar në Trepçë”.
Ky reagim i Gjuriqit, ka ardhur pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar fotografi nga Trepça dhe e ka quajtur thesar të Kosovës, njofton Insajderi.
Më pas erdhi reagimi i Gjuriqit përmes një postimi në Facebook, ku tha se “Serbia do ta rikthejë famën e Trepçës”.
“Trepça është një thesar i Serbisë. Serbia ka prova materiale për çdo dinar të investuar në Trepçë. Është fryt nga të gjithë qytetarët e Serbisë dhe puna e palodhur dhe djersa e minatorëve. Ata që e adoptojnë sot e kanë shkatërruar aq shumë sa që kanë mbetur vetëm gjurmët e madhështisë së dikurshme. Serbia do të rikthejë famën e Trepçës”, ka shkruar Gjuriq.
Trepçën, Serbia e konsideron çështje të kontestuar, dikur kjo kompani ishte gjigant i ekonomisë. /Insajderi.com