Gjykata dënon hajnin me dhjetë vjet burg

Gjykata dënon hajnin me dhjetë vjet burg

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 10 vjet burgim dhe 700 euro të akuzuarin B.A  për dy raste të vjedhjeve.

Sipas kësaj gjykate, i akuzuari, më 25 maj të 2017-ës në ora 18:35 minuta në pikën e karburantit “Beki Benz” në fshatin Kmetovc të Komunës së Gjilanit, i maskuar me anë të përdorimit të forcës apo kanosjes tenton të përvetësojë pasuri të luajtshme, fillimisht duke u kacafytur me pronarin dhe më pas duke shtënë në drejtim të tij, duke e plagosur në krah.

“Po ashtu i njëjti me datë 23.12.2017 rreth orës 18:00 me përdorimin e forcës hynë në bastoren sportive “Lumi Sport”në Gjilan, dhe duke shtënë me armë në drejtim të televizorit përmes përdorimit të forcës përvetëson nga arka e lokalit shumën prej 400 Euro”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.