Gjykata e Apelit e vërteton dënimin e Liridon Uruqit i cili kishte vrarë shokun e tij

Gjykata e Apelit e vërteton dënimin e Liridon Uruqit i cili kishte vrarë shokun e tij

Apeli e ka vërtetuar dënimin e Gjykatës Themelore në Gjilan i datë 30.12.2019, ku Uruqi u dënua me 18 vjet e gjashtë muaj burgim.

Ai shpallet fajtor për vrasje.

Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Po ashtu vlerëson se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit nga ana e gjykatës së shkallës së parë, është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe shkallës së përgjegjësisë penale të akuzuarit si ekzekutor, dhe se me këtë dënim do të arrihet qëllimi i përcaktuar më ligj. /Insajderi.com