Pa marrë parasysh se cili ka qenë orari i mësimit, ditën e enjte, në shkollat fillore të Drenasit është mësuar një gjë: lufta e UÇK-së.
Dënimi i grupit “Drenica II” nga Gjykata e Apelit e që prekë figura të rëndësishme politike dhe ish-ushtarake të UÇK-së, ka bërë që drejtoria e Arsimit në Komunën e Drenasit të marrë një vendim të tillë.
“Sot ne do të flasim për vlerat e ‘Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë’”, ishin fjalët më të cilat kanë filluar orën mësimore shumica e mësuesve në shkollat e komunës së Drenasit.
Iniciativën për këtë e kanë marrë të gjithë drejtorët e shkollave në Drenas duke marrë edhe vendimin e Drejtorit të Arsimit në Drenas, Sadik Tahiraj, raporton Klan Kosova.
Kjo pasi që Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Themelores për 10 të akuzuarit në rastin e njohur si “Drenica II”.
Përveç mësimdhënësve për luftën e UÇK-së kanë folur edhe nxënësit të cilët kanë rrëfyer njohurit e tyre për luftën. /Insajderi.com