Gjykata e Apelit merr vendim për ish-shefin e OShP-së

Gjykata e Apelit merr vendim për ish-shefin e OShP-së

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale për rastin e ish – shefit, të OSHP-së, Hysni Hoxha dhe dy bashkëpuntorët e tij, Hysni Muhadi dhe Arsim Robelli.

„Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale në rastin e të akuzuarve H.H.,H.M. dhe A.R. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 27.11.2017, është vërtetuar“, thuhet në komunikatë.

Ish – shefi i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha dhe eksperti i brendshëm shqyrtues në Organin Shqyrtues, Hysni Muhadi janë liruar nga akuza për veprën penale „Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje“.

Po ashtu edhe Arsim Robelli kontabilist i kompanisë, „Cones Group“, është liruar nga akuza për „Falsifikim i dokumenteve në bashkëkryerje“.

„Sipas këtij aktgjykimi, H.H. dhe H.M. janë liruar nga akuza për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtar në bashkëkryerje” nga neni 422, lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa  A.R. për  “Falsifikimi i dokumenteve në bashkëkryerje” nga neni 398, lidhur me nenin 31 të këtij kodi“, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Gjykata ka bërë të ditur se „Ky vendim ishte marrë pasi që gjykata e shkalles se parë kishte konstatuar, se më provat e proceduara në seancën e shqyrtimit gjyqësor, nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilat janë akuzuar“.

„Këtë konstatim e përkrah edhe Gjykata e Apelit, e cila po ashtu nuk gjen ndonjë shkelje nga ato që pretendohen në ankesën e prokurorisë“, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com