Gjykata e Apelit ndryshon masën ndaj mjekut që dyshohet për marrje ryshfeti

Gjykata e Apelit ndryshon masën ndaj mjekut që dyshohet për marrje ryshfeti

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka aprovuar ankesën avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Rexhep Kasumi.

“Aktvendimi i gjykatës së shkalles se parë i datës, 07.07.2018, është ndryshuar. Të dyshuarit, masa e paraburgimit i është zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftim.

Rexhep Kosumi, drejtor i Klinikës së Urologjisë, po dyshohet nga ana e prokurorisë për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit”.

“Gjykata e Apelit vlerëson se edhe masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e ikjes, ndikimit në dëshmitarë, dhe rrezikun e përsëritjes se veprës penale”, thuhet më tej aty./Insajderi.com