Gjykata e Apelit reagon ndaj të gjeturave të Zyrës së Auditimit

Gjykata e Apelit reagon ndaj të gjeturave të Zyrës së Auditimit

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka lexuar më interesim të madh Raportin e Auditimit mbi Efikasitetin e Menaxhimit të Lëndëve Civile në gjykatat themelore, të hartuar  nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

“Gjykata e Apelit thekson se disa nga të gjeturat e këtij raporti janë edhe shqetësime permanente të kësaj gjykate dhe kryetarit Hasan Shala, për të cilat po punohet që të evitohen”, thuhet në reagim.

“Gjithsesi, kjo gjykatë, dëshiron ta njoftoj opinionin publik se nuk qëndrojnë konstatimet e Auditorit sipas të cilave numri i lëndëve civile të kthyera në rigjykim është 62 %”, thuhet më tej aty.

Gjykata e Apelit thotë se në bazë të raporteve të tyre statistikore, rezulton se numri i lëndëve civile të cilat kthehen në rigjykim është dukshëm më i vogël, konkretisht 29 %, duke shtuar se në 60 % të rasteve aktgjykimet e gjykatave të shkallës se parë vërtetohen, ndërsa pjesa tjetër ndryshohet./Insajderi.com