Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve në “rastin e MTPT-së”.
Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 30.05.2018, është vërtetuar.
Ish ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj, Endrit Shala (tani ministër i MTI-së), Nexhat Krasniqi, Shpëtim Telaku dhe F.Z., dhe Florim Zuka, akuzoheshin nga Prokuroria për shkak te veprave penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës, si krim i organizuar, shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit, keqpërdorimi i autorizimeve ne ekonomi, dhe vepra tjera penale në formë të mos deklarimit të parave të pranuara për fushatë, parashikuar me Rregulloren e Unmikut nr.2004/2 për pengimin e shpëlarjes së parave dhe veprave të ngjashme penale.
“Gjykata gjeti se shkalla e parë nuk ka bërë shkelje esenciale procedurale, ka aplikuar drejte ligjin penal, si dhe e ka vërtetuar drejtë dhe në mënyrë te plotë gjendjen faktike”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.