Nuk e deklaroi pasurinë dhe mbi këtë vepër panele Gjykata e Klinës mori vendim që ta dënojë ish-kryetarin e Klinës, Sokol Bashotën.
Bashkë me të u dënua edhe ish-nënkryetari i tij, Enver Berisha, raporton Insajderi.
6 muaj burgim me kusht e 1200 euro është dënimi që do ta marrë Bashota.
Ish-kryetari Klinës akuzohet se nuk i ka deklaruar fare veturën “BMË X5”, në vlerë prej 65 mijë euro dhe as banesën prej 79 metrash katrorë në Prishtinë, edhe pse e ka pasur për detyrë ta bënte një gjë të tillë.
Ai akuzohet gjithashtu se nuk ka deklaruar një banesë të lëshuar me qira me vlerë totale 3.000 euro në vit.
Ndërsa, ish-nënkryetari i Klinës në aktakuzë thuhet se nuk ka deklaruar një tokë me sipërfaqe 5.500 metrash katrorë. /Insajderi.com