Gjykata franceze kërkon sqarim shtesë nga Serbia për Haradinajn

Gjykata franceze kërkon sqarim shtesë nga Serbia për Haradinajn

Gjykata franceze në Colmar pas kërkesës së Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt i ka dërguar letër ministrisë së Drejtësisë të Serbisë ku i kërkon sqarime shtesë.

Siç kanë thënë zyrtarë të ministrisë për mediat serbe, Gjykata e Colmarit i ka dërguar pyetje kësaj ministrie ku kërkohen sqarime të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me veprat e  Haradinaj për të cilat Serbia po e akuzon, raporton Tanjug.

Këto sqarime kanë të bëjnë me seancën e ardhshme që do të mbahet me gjashtë prill.

Haradinaj u arrestua më 4 janar nga autoritetet franceze pas një fletëarresti të lëshuar nga Serbia.

Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës dhe lider aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dy herë është gjykuar nga drejtësia ndërkombëtar për të njëjtat akuza, në të cilat raste është shpallur i pafajshëm./Insajderi.com