Gjykata Kushtetuese nuk do të diskutojë për përgjimet

Gjykata Kushtetuese nuk do të diskutojë për përgjimet

Gjykata Kushtetuese për të mërkurën e ardhshme ka planifikuar seancë, në të cilën nuk do të diskutohet për lëndën e nenit 175 të Ligjit për komunikime elektronike, për të cilin qeveria dërgoi mendim tek gjykata që neni në fjalë të shfuqizohet.

Nga Gjykata Kushtetuese për Meta thanë se kanë marrë mendimin e qeverisë, i cili bashkë me materialet tjera është pjesë e lëndës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit kontrovers nga Ligji për komunikime elektronike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Neni 175 i mundëson Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) që në mënyrë të drejtpërdrejtë të përgjojë përmes operatorëve telefonik.

Nga Gjykata Kushtetuese thonë se nuk do të vendosin në mënyrë të veçantë për mendimin e qeverisë, por ajo është vetëm pjesë e dokumenteve dhe materialeve që gjykatësit i marrin parasysh, kur vendosin nëse e shfuqizojnë ose jo nenin.