Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e plotë për votën e Etem Arifajt që dërgoi vendin në zgjedhje

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e plotë për votën e Etem Arifajt që dërgoi vendin në zgjedhje

Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e plotë në rastin e votës së deputetit Etem Arifi për Qeverinë e Avdullah Hotit.

Vendimi i cili u kumtua më 21 dhjetor, u publikua më 6 janar, njofton Insajderi.

Çështjen diskutabile të votës së Arifit në Gjykatën Kushtetuese e kishte dërguar deputeti, Liburn Aliu dhe 16 kolegë të tij.

Sipas dekretit, Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi vota e Etem Arifit nuk ishte e vlefshme kur u votua Qeveria Hoti më 6 qershor.

Etem Arifi ishte dënuar për shkak të “keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

“Në këtë kërkesë kushtetuese, 17 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës kontestuan kushtetutshmërinë e Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nr. 07/V-014, për zgjedhjen e Qeverisë, të nxjerrë me 3 qershor 2020. Parashtruesit pretendojnë se Vendimi në fjalë është në kundërshtim me Kushtetutën, përkatësisht me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë], në lidhje me nënparagrafin 6 të paragrafit 3 të nenit 70 [Mandati i Deputetëve] të Kushtetutës. Kjo sepse, sipas parashtruesve, në procedurën e votimit të Vendimit të kontestuar ka marrë pjesë edhe Etem Arifi, vota e të cilit ishte e pavlefshme për shkak të dënimit të tij me një vit e tre muaj burgim, me vendim gjyqësor të formës së prerë”, thuhet ndër tjerash në dokument.

Dokumentin e plotë mund ta lexoni këtu.