Gjykata merr një vendim për rastin e mashtrimit me listat e veteranëve

Gjykata merr një vendim për rastin e mashtrimit me listat e veteranëve

Gjykata Themelore e Prishtinë, ka marrë vendim për refuziminm e kërkesave për hudhjen e aktakuzës në rastin e njohur si “mashtrimi me listat e veteranëve” në të cilin të akuzuar janë dhe kundërshtimet ndaj provave të ushtruara nga mbrojtësit e të akuzuarve Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbim Demaliaj, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Smajl Elezaj.

Kjo gjykatë duke i cilësuar si të pabazuara, kërkesat për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave të ushtruara nga mbrojtësit e të akuzuarve.

“Të akuzuarit A.Ç., F.SH., N.L, S.H., SH.D., Ç.G., RR.B., F.F., S.E., SH.B., A.D., dhe XH.J. akuzohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovësse në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 5 ditësh në Gjykatën e Apelit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), para nëntë muajsh ka ngritur aktakuzë kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “VETERANËT” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë” nga neni 422 të KPRK.