Gjykata merr vendim për dy gardianët që ndihmuan në arratisjen e sulmuesit të Met Elshanit

Gjykata merr vendim për dy gardianët që ndihmuan në arratisjen e sulmuesit të Met Elshanit

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit R.Z dhe F.SH të akuzuar për veprën Lirim i Kundërligjshëm i Personave të privuar nga liria.

Për dy të pandehurit është caktuar 1 muaj paraburgim ndërsa kjo masë është mbështetur në faktin se ekziston rreziku që ata t’i asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo falsifikojnë provat e rastit.

“Po ashtu Gjykata ka konstatuar se të pandehurit po të lihen në liri apo nëse ju caktohet ndonjë masë tjetër më e butë, të njëjtit mund të ndikojnë në dëshmitarë apo edhe në bashkë kryes.”, thuhet në njoftimin për medie.

Dy personat e kishin ndihmuaar sulmuesin e menaxherit të “On Records” ,Met Elshanin, të largohet nga QKUK-ja derisa po trajtohej./Insajderi/