
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një mauji të pandehurit A.B, zyrtar në Komunën e Pejës, nën dyshimin për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, njofton Insajderi.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se ai dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar ka përfituar vlera të mëdha të parave duke i dëmtuar përfituesit e subvencioneve.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, sepse ekziston rreziku se po të gjendet i pandehuri në liri, i njëjti mund të ik apo arratiset për ti ikur përgjegjësisë penale në këtë fazë të procedurës, po ashtu i pandehuri nëse do të jetë në liri mund të asgjësojë, fsheh, ndryshojë apo falsifikojë provat e veprës penale duke ndikuar tek dëshmitarët aktual dhe ata të mundshëm të prokurorisë, po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, tregon rrezik se nëse i pandehuri do të gjendet në liri mund të përsëris veprat penale”, thuhet tutje në njoftim.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Insajderi.com