Gjykata merr vendimin për rastin 3-përqindëshi

Gjykata merr vendimin për rastin 3-përqindëshi

Naser Osmani e Atdhe Gashi janë shpallur fajtorë nga Gjykata Themelore në Prishtinë me akuzë për keqpërdorim të fondit “3-përdindëshi” – gjatë viteve 90’ta kur mblidheshin mjete nga diaspora kosovare për çështjet kombëtare.

Të dënuarit u ndëshkuan me tre vjet burgim. Jetësimi i vendimit fillon me plotfuqishmërinë e aktgjykimit, njofton Insajderi.

Në aktakuzë përfshihet edhe ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi. Problemet e tij shëndetësore janë bërë shkak që gjykata ta dallojë procesin ndaj tij.

“Të akuzuarit N. O. dhe A. G. së bashku me të akuzuarin B. B. për të cilin është veçuar procedura, në vazhdimësi, përgjatë periudhës kohore 2006 deri në vitin 2015, në bashkëkryerje, me qëllim për t’i sjellë vetës apo tjetrit dobi pasurore të kundërligjshme kishin përvetësuar pasurinë e luajtshme të personave të tjerë, e cila iu është besuar atyre, qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe vendeve të tjera, kontribuues në fondin e themeluar atëbotë për financim të strukturave të Qeverisë se Kosovës në ekzil, shuma këto prej minimumi 3% të të hyrave të tyre personale mujore, ashtu që kishin tërhequr shumën prej 154, 132.47 euro, në kesh dhe nuk kishin arsyetuar dhe dëshmuar qëllimin e tërheqjes së kësaj shume”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore. /Insajderi.com