Gjykata në Beograd ia kthen Prokurorisë aktakuzën kundër Nezir Mehmetaj për plotësim

Gjykata në Beograd ia kthen Prokurorisë aktakuzën kundër Nezir Mehmetaj për plotësim

Gjykata e Lartë në Beograd ia ka kthyer Prokurorisë aktakuzën kundër kosovarit Nezir Mehmetaj për plotësim, njofton Insajderi.

Ky veprim është hera e tretë që përseritet nga ana e Gjykatës në Beograd.

Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë ndaj Mehmetajt para një muaji, por tashmë asaj i është kthyer për plotësim, njoftoi Kossev të mërkurën.

Prokuroria ka ngritur aktakuzën me pretendimin se Mehmetaj ka kryer krime lufte gjatë vitit 1999 në fshatin Rudicë të Klinës.

Mehmetaj është arrestuar më 3 janar të këtij viti në pikëkalimin kufitar në Merdar dhe që nga atëherë është në paraburgim.

Avokatët mbrojtës të Mehmetajt, kanë thënë se kjo është hera e tretë që Gjykata ia kthen Prokurorisë lëndën për plotësim, për t’ia dhënë edhe një shans për mbledhje të provave që nuk i ka e as që ekzistojnë./Insajderi.com