Gjykata Themelore në Ferizaj ka vazhduar masën e paraburgimit për dy muaj ndaj dy të dyshuarve Dradan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, për vrasjen e 18-vjeçares, M.O.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Albënora Bekteshi, e cila ka bërë të ditur se masa e paraburgimit do të zgjasë deri më 18 janar të vitit 2022.
“Edhe për dy muaj i është vazhduar masat e paraburgimit dy të dyshuarve për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj. Kjo masë përfundon më 18 janar 2022”, tha ajo.
Ndryshe, më 22 gusht, Dardan Krivaqa dyshohet se me dashje ka privuar nga jeta viktimën M.O., kurse i Arbër Sejdiu dyshohet se gjatë gjithë kohës ka qenë me të.
Ndërkaq, pasi që viktima kishte ndërruar jetë, dy të pandehurit e kishin dërguar atë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Ferizajt./Insajderi.com