Gjykata Themelore në Pejë pritet që sot (e premte) të shpallë aktgjykimin për rastin e Shaban Gogajt, i cili po akuzohet nga Prokuroria e Pejës për vrasjen e tani të ndjerit Agonis Tetaj, në shtatorin e vitit 2018, në kompaninë “Gogaj Ag”.
Gogaj po akuzohet edhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, ashtu sikurse edhe i pandehuri Isuf Cacaj. I akuzuari Gogaj, në seancën e 16 marsit, e ka pranuar fajësinë për veprën në fjalë.
Ndryshe, babai i të ndjerit, Isuf Tetaj, të mërkurën ka publikuar aktakuzën dhe videon e momentit të vrasjes së të birit, Agonisit.
Ai ka kërkuar nga Kryeprokurori i Shtetit dhe ambasadorët e huaj në Kosovë, të vendosin drejtësi në rastin e vrasjes së djalit të tij.
Krejt kjo ka ndodhur si pasojë e rikualifikimit të veprës penale nga prokurori i rastit, Agron Ukaj, nga “Vdekje e rëndë” në “Vdekje nga pakujdesia”./Insajderi.com